Kontribuo dhe ti 😊🙏
Nga shqiptarët për shqiptarët
Bursa nga Diaspora

"Sevasti Qiriazi"

Një investim sot, për një të ardhme nesër!
Bursa “Sevasti Qiriazi” Ă«shtĂ« njĂ« program mbĂ«shtetĂ«s i sjellĂ« nga profesionistĂ« shqiptarĂ« qĂ« jetojnĂ« dhe punojnĂ« jashtĂ« ShqipĂ«risĂ«, nĂ«n kujdesin e DiasporĂ«s pĂ«r ShqipĂ«rinĂ« e LirĂ«.

Qëllimi ynë është të ulim pengesat ekonomike për arsimin e lartë, duke ofruar mbështetje financiare, mentorim dhe akses në një rrjet profesionistësh.
Pse kjo bursë?
Nuk është talenti që mungon por rruga drejt mundësive
Si profesionistë që jetojmë dhe punojmë jashtë Shqipërisë, shumë prej nesh e dimë nga përvoja personale sa vendimtare janë arsimi dhe një profesion për të krijuar një jetë të qëndrueshme dhe për të pasur mundësi reale për të ecur përpara. Pikërisht për këtë arsye, donim të bënim diçka konkrete, jo vetëm të flisnim për nevojën e ndryshimit.

NĂ« ShqipĂ«ri ka shumĂ« vajza tĂ« pĂ«rkushtuara dhe me dĂ«shirĂ« pĂ«r t’u bĂ«rĂ« mjeke, inxhiniere, studiuese, mĂ«suese, sipĂ«rmarrĂ«se apo drejtuese. Por pĂ«r shumĂ« prej tyre, vĂ«shtirĂ«sitĂ« ekonomike mbeten njĂ« pengesĂ« serioze pĂ«r vazhdimin e studimeve universitare.

Si diasporë, kemi mundësinë dhe përgjegjësinë të ulim këto pengesa dhe të kontribuojmë në mënyrë konkrete, duke krijuar mundësi të prekshme për vajzat që kanë aftësi dhe vullnet, por jo gjithmonë mbështetjen financiare.

Pse Sevasti Qiriazi?
Pioniere. Arsimtare. Vizionare. Guximtare.
Emri i Sevasti Qiriazi-Dako u zgjodh si "kumbarja" e kësaj burse sepse ajo përfaqëson, më qartë se kushdo tjetër, idenë që arsimi i vajzave nuk është luks, por themel i përparimit të shoqërisë.

Sevasti Qiriazi-Dako ishte një nga figurat më të shquara të historisë shqiptare të arsimit dhe emancipimit shoqëror. Ajo ishte patriote, arsimtare, autore dhe pioniere e arsimit për vajzat shqiptare.
Si gruaja e parë shqiptare që përfundoi studime universitare, qëllimi i Sevastisë nuk ishte thjesht arsimimi personal. Ajo e pa dijen si mjet për të hapur rrugë dhe për të tjera duke u përgatitur dhe kontribuar drejtpërdrejt në arsimimin e vajzave shqiptare.

Pikërisht për këtë arsye, pas përfundimit të studimeve u kthye në atdhe dhe, së bashku me vëllanë e saj Gjerasim Qiriazi, themeloi në vitin 1891 Shkollën e Vajzave në Korçë, shkollën e parë në gjuhën shqipe për vajzat.

Në frymën e Sevasti Qiriazit, kjo bursë është një vazhdim i një ideje të thjeshtë dhe të fuqishme: kur i jep një vajze mundësi për arsim, i jep një vendi më shumë shpresë për të ardhmen.
Jemi këtu për të lënë gjurmë në botë. Përndryshe, pse do të ishim këtu?
Programi i bursës në praktikë
ARSIMI I VAJZAVE ËSHTË THEMELI I NJË KOMBI TË LIRË
  • Faza e parĂ«
    Në fazën e parë të programit synojmë:

    🎯 TĂ« mbledhim 6,000 €
    🎓 TĂ« mbĂ«shtesim 4 studente qĂ« nisin vitin akademik 2026
    đŸ€ TĂ« ofrojmĂ« mentorim dhe akses nĂ« njĂ« rrjet profesionistĂ«sh nga diaspora

    Programi Ă«shtĂ« qĂ«llimisht modest nĂ« fillim, por i ndĂ«rtuar pĂ«r t’u zgjeruar me kohĂ«n, bazuar nĂ« rezultate dhe besim.
  • PĂ«rzgjedhja dhe transparenca
    Përzgjedhja e përfituesëve do të bazohet në:
    • merita akademike
    • nevojĂ« ekonomike
    • motivim personal
    Procesi do të menaxhohet nga një komitet mbikëqyrës, i përbërë nga profesionistë të diasporës (lexo më poshtë).

    Angazhimi ynë për transparencë përfshin raportime të rregullta si për grupin kontribues ashtu edhe për publikun, mbi përdorimin e fondeve, si dhe komunikim të hapur mbi progresin e programit.
  • Administrimi
    100% e fondeve tĂ« mbledhura shkojnĂ« drejtpĂ«rdrejt nĂ« fondin e bursĂ«s dhe pĂ«rdoren vetĂ«m pĂ«r mbĂ«shtetjen e pĂ«rfitueseve. Kjo do tĂ« thotĂ« se asnjĂ« pjesĂ« e dhurimeve nuk pĂ«rdoret pĂ«r pagesa, honorare apo shpenzime tĂ« brendshme tĂ« organizimit. Çdo kontribut synon tĂ« pĂ«rkthehet nĂ« ndihmĂ« konkrete pĂ«r studentet.

    Puna dhe koordinimi për mbledhjen dhe shpërndarjen e fondeve bëhet plotësisht në baza vullnetare nga një ekip profesionistësh të diasporës, i cili angazhohet pa përfitime personale, me përgjegjësi dhe transparencë. Lexo më shumë për ekipin si më poshtë.
  • Afati kohor
    Fushata pĂ«r mbledhjen e fondeve pĂ«r BursĂ«n “Sevasti Qiriazi” ka nisur mĂ« 22 dhjetor 2025. MĂ« poshtĂ« janĂ« etapat kryesore tĂ« programit:

    • Janar–Mars: Mbledhja e fondeve
    • Prill–Maj: Aplikimet nga tĂ« interesuarit
    • Qershor: PĂ«rzgjedhja e pĂ«rfituesĂ«ve
    • Gusht - Shtator: DhĂ«nia e bursave
    Objektivi ynë është që ky të jetë një program vjetor që përsëritet dhe rritet me kohën, bazuar në besim, rezultate dhe angazhim të komunitetit.
  • ÇfarĂ« ndodh pas bursĂ«s?
    Pas marrjes sĂ« bursĂ«s, synimi ynĂ« Ă«shtĂ« qĂ« pĂ«rfitueset tĂ« kenĂ« akses edhe nĂ« mentorim dhe nĂ« njĂ« rrjet profesionistĂ«sh nga diaspora pĂ«r t’i ndihmuar tĂ« orientohen mĂ« mirĂ« nĂ« studime dhe nĂ« hapat e parĂ« profesionalĂ«.
    Ne do të mbajmë kontakt të rregullt për të ndjekur progresin akademik dhe për të kuptuar impaktin real të bursës. Në afat të gjatë, synojmë të krijojmë një komunitet përfituese-"alumni", ku çdo studente e mbështetur të bëhet frymëzim dhe, me kohë, edhe mbështetje për të tjerat.
  • Bashkohu
    Ky program burse Ă«shtĂ« ndĂ«rtuar mbi bindjen se arsimi i vajzave Ă«shtĂ« investim shoqĂ«ror afatgjatĂ«. Çdo studente e mbĂ«shtetur ka potencialin tĂ« ndikojĂ« pĂ«rtej vetes, nĂ« familje, komunitet dhe nĂ« fushĂ«n ku do tĂ« kontribuojĂ« profesionalisht.Ne synojmĂ« tĂ« krijojmĂ« ndikim tĂ« prekshĂ«m dhe tĂ« matshĂ«m, studente pas studenteje, vit pas viti, me transparencĂ« dhe vazhdimĂ«si.
    Mbështete këtë nismë duke dhuruar ose duke e shpërndarë fushatën me të tjerët.

Një komb nuk mund të ecë me një këmbë [duke lënë vajzat pas].

Sevasti Qiriazi


Një komb nuk mund të ecë me një këmbë [duke lënë vajzat pas].

Sevasti Qiriazi

Bursa Sevasti Qiriazi
Kronologjia e aplikimit dhe shqyrtimit të aplikimeve
Ekipi Kordinues
Një ekip i vogël, por i përkushtuar profesionistësh dhe vullnetarësh nga diaspora që punon për ta bërë këtë bursë realitet.
  • Xheorxhina Poçi
    Anëtare
    Xheorxhina ka përfunduar studimet në Gjermani, ku jeton prej 6 vitesh dhe punon si inxhiniere ndërtimi. Në kohën e lirë angazhohet aktivisht në organizata joqeveritare shqiptare dhe gjermane, si dhe në shumë projekte sociale. Ajo beson se secili duhet të kontribuojë dhe të ndihmojë jo vetëm në shoqërinë dhe komunitetin ku bën pjesë, por mbi të gjitha për atdheun e tij.
  • Alban Alla
    Anëtar
    Albani jeton me familjen e tij prej 10 vitesh në Bernë, Zvicër.Ai është një profesionist në fushën e ICT-së.Albani e do Shqipërinë dhe është i bindur se ne shqiptarët mund të kontribuojmë, sado pak, për të ardhmen e kombit.Vajzat janë e ardhmja e kombit, prandaj ai mendon se ky hap i vogël sot do të krijojë diçka të mrekullueshme për të ardhmen.
  • Devis Cami
    Anëtar
    Devisi jeton & punon në Gjermani prej shumë vitesh dhe lidhjen me Shqipërinë e të ardhmen e saj e ka konsideruar gjithmonë të rëndësishme. I bindur se e ardhmja e Shqipërisë është pazgjidhshmërisht e lidhur me një arsimim të denjë e gjithëpërfshirës, ai angazhohet nga Diaspora me qëllimin për të ndikuar modestisht por drejtpërdrejtë për mundësi më të barabarta edukimi.
Këshilli Mbikëqyrës
Roli i këtij ekipi është të sigurojë që procesi i përzgjedhjes dhe dhënies së bursës të zhvillohet në mënyrë të drejtë, transparente dhe në përputhje me misionin e programit.
  • Riselda Kodra
    Anëtare
    Riselda punon dhe studion nĂ« ZvicĂ«r. Pas studimeve Bachelor nĂ« Stamboll pĂ«r inxhineri elektronike, ajo kreu masterin nĂ« EPFL, ZvicĂ«r. GjatĂ« asaj periudhe punoi si kĂ«rkuese nĂ« fushĂ«n e teknologjisĂ« nĂ« ESL, laboratorin mĂ« tĂ« madh tĂ« universitetit, pĂ«r tĂ« financuar studimet e saj. Tani po kryen doktoraturĂ«n nĂ« tĂ« njĂ«jtin laborator mbi temĂ«n “Hardware-Software Co-Design”.Duke ditur sfidat a financimit te arsimit, ajo e sheh kĂ«tĂ« bursĂ« si njĂ« mundĂ«si pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur vajzat shqiptare, qĂ« si ajo, vlerĂ«sojnĂ« thellĂ«sisht shkollimin dhe janĂ« tĂ« motivuara ta ndjekin pavarĂ«sisht vĂ«shtirĂ«sive.
  • Arben Hoxha
    Anëtar
    Arben Hoxha jeton dhe punon dhe Zyrih,Zvicër!
    Ai eshte pedagog i kitarĂ«s. Lidhjen me ShqipĂ«rinĂ« e ka mbajtur gjithmonĂ« nĂ«pĂ«rmjet muzikĂ«s dhe pedagogjisĂ«. Gjithashtu eksperienca e tij nĂ« bordin drejtues tĂ« “Freie Musikschule ZĂŒrich” e shtyn tĂ« bashkohet tĂ« vĂ«nĂ« nĂ« jetĂ« nismĂ« pĂ«r ta kthyer nĂ« njĂ« projekt me vazhdimĂ«si. Arsimi Ă«shtĂ« rruga pĂ«r njĂ« tĂ« ardhme tĂ« qĂ«ndrueshme!
  • Stavri Pashko
    Anëtar
    Stavri jeton dhe punon prej vitesh në Suedi, por lidhja me Shqipërinë ka mbetur gjithmonë e fortë. Me përvojë në qeverisje, menaxhim rreziku dhe qëndrueshmëri, ai beson se ekspertiza e diasporës ka vlerë reale vetëm kur kthehet në veprim konkret. Angazhimi i tij në këtë bursë vjen nga bindja se arsimi është një nga mënyrat më të drejtpërdrejta për të krijuar mundësi, për të ndërtuar pavarësi dhe për të sjellë ndryshim afatgjatë.
Sevasti Qiriazi
Mbështetni studentet e talentura që vijnë nga familje me të ardhura të ulëta. Ne mbështesim të rejat me ndihmë financiare, udhëzim dhe një rrjet profesional, duke u hapur rrugën drejt arsimit të lartë.
Mbështetja juaj, fjalët e tyre nesër
Support education
Empowering young women through financial aid, mentorship, and networking opportunities. contribute and make a difference
Contact us:
bursa@diasporaofalbania.com

Close
Be the first to know our news!
Made on
Tilda